Takimi i tre kryetarëve të qyteteve, Berat-Amasya-Prizren, nga tre shtete, përveç dakordimit për të punuar bashkë në sfera që prekin mirëqenien e qytetarëve ka prodhuar edhe një moment qesharak.
Në banerin prapa tavolinës së përbashkët, ku qenë vendosur flamujt e shteteve përkatëse, përgjegjësi ka vendosur gabimisht emrin e Kosovës pranë flamurit të Shqipërisë dhe anasjelltas.