Rajon & Botë

BE: Turqia duhet të respektojë angazhimet e saj

BE-ja do të vazhdojë të zbatojë paktin migrator të arritur me Turqinë dhe pret që Ankaraja të bëjë të njëjtën gjë, deklaroi sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Ne mbetemi të angazhuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, që Turqia kërcënoi dje në mbrëmje se do ta anulonte njëanshmërisht”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

“Ky është një angazhim i besimit të përbashkët që parashikon të prodhojë rezultate dhe ne presim q ëdy palët të respektojnë angazhimet”, shtoi ai. Turqia, nëpërmjet shefit të diplomacisë, Mevlut Cavusoglu kërcënoi dje për anulim të njëanshëm të paktit migrator në mars 2016 me Bashkimin Evropian, që i ka mundësuar reduktimin në mënyrë të konsiderueshme të mbërritjes së migrantëve dhe refugjatëve në Evropë.

the authorE B