Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër arreste sot për 34 ish-anëtarë të transmetuesit shtetëror TRT, në kuadër të një hetimi ndaj përkrahësve të klerikut që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron prapa puçit të dështuar korrikun e kaluar, raportojnë mediat shtetërore.
Të gjithë 34 persona e dyshuar ishin përdorues të ByLock, aplikacionit për mesazhe të koduara për të cilin qeveria turke thotë se ishte përdorur nga ndjekësit e Gulenit, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, transmeton Express.
Më herët, ata u larguan nga puna për shkak të dyshimeve se kishin lidhje me puçin.
Në një operacion të ndarë, policia i ka arrestuar 14 nënoficerë të ushtrisë sot në mëngjes në gjashtë provinca, në kuadër të një hetimit ndaj tentim puçit, raporton agjencia e lajmeve Dogan./Express/