Sport

Turqi – Kosovë, ja kur do ta publikojë listën Bunjaki

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, do ta publikojë listën e 23 lojtarëve për ndeshjen kundër Turqisë më 8 nëntor.

Ndeshja Turqi – Kosovë e vlefshme për xhiron e katërt eliminatore për botërorin “Rusia 2018” – Grupit I do të zhvillohet më 12 nëntor.

“Lista për ndeshjen kundër Turqisë si zakonisht do të dalë në ditën e parë të tubimit, më 8 tetor”, ka thënë Bunjaki të hënën për gazetën “Koha ditore”.

Bunjaki nuk e di se cilët lojtarë do t’i ketë në dispozicion. Ai ka thënë se pasqyrë më reale do të ketë pas përfundimit të ndeshjeve të fundjavës. Bunjaki tha se pjesa dërrmuese e lojtarëve të ftuar në ndeshjet e para eliminatore janë në formë të mirë.

“Disa lojtarë nga java në javë janë përfshirë në formacionin e javës të ligës ku luajnë, që natyrisht tregon për zhvillimin e tyre përkundër moshës së re. Nuk mund të flas tani për emra, sepse ka mbetur edhe një xhiro pa u zhvilluar dhe mund të ketë risi”, ka theksuar Bunjaki.