Sport

Turneu “Adem Jashari” në Prishtinë, merr pjesë edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Futsal e drejtuar nga trajneri,Erind Resuli do të marrë pjesë në turneun miqësor “AdemJashari” i cili do të zhvillohet në Prishtinë, në datat 2-5 mars 2018.

Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë: Shqipëria,Maqedonia, Kosova A dhe Kosova U-21, dhe ndeshjet do të luhen tek “Pallati i Rinisë” në Prishtinë. Çiftet përcaktohen pashedhjes së shortit në datën 2 mars, e ndeshja e parë do të zhvillohet më 3 mars, ora 15:00.

Për vendin e tretë dhe tëkatërt do të luhen më 4 mars, ora 15:00, ndërsa finalja do të zhvillohet në datë 4 mars, ora 17:00.