Tuna dhe Patrisi i kanë zbukuruar profilet e tyre pas lindjes së Tianit dhe pas fotove që ndajnë aty nga i vogli i tyre.
Miqtë virtualë janë bërë dëshmitarë të çdo momenti të ëmbël të vogëlushit dhe gati çdo mimikë të tij janë në gjendje ta komentojnë e ta adhurojnë.
Mami Tuna, sidomos, ka filluar t’i mësojë Tianit edhe hilet e truket për të “mashtruar” me Instagramin, edhe pse ai është akoma i vogël.
Tian, akoma nuk kupton asgjë, por i bindet së ëmës me gjithë qenien e tij dhe ajo ia arrin qëllimit që ta shkrijë së qeshuri.