Këngëtarja Altuna Sejdiu ka fjalë të mëdha për qiftin e famshëm.
Çifti që po merr shumë vëmendje kohët e fundit, si për jetën private ashtu edhe për prurjet e reja muzikore.
Së fundi Mozzik dhe Loredana kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të parë bashkë, këngën me titullin ‘Bonnie & Clyde’.
E këngëtarja Tuna Sejdiu po e vlerëson shumë që dyshja po punojnë edhe në projekte bashkë, e madje ka shkruar një status ku ka publikuar edhe foton e tyre.
Tuna ka shkruar: “I admiroj qiftet që punojnë bashkë, kjo është vet arti.. shumë lezetshëm”.
Kjo nuk është hera e parë që qifti vijnë bashkë në një projekt, megjithatë, pasi Mozzik ishte bashkëpunëtori më i afërt i këngës debutuese të Loredanës e madje është shfaqur edhe në videoklipin e saj.
E sa i përket Tunës, meqë bashkëshorti i saj Patrisi nuk është një këngëtar, ajo ka bashkëpunuar më herët me një partner, kur ka sjellë dy këngë me ish-të dashurin e saj, Cozman./Gazeta Express/






















