Këngëtarja e njohur Altuna Sejdi-Tuna gjithmonë befason fansat e saj.
Këngëtarja seksi e estradës para disa muajve është bërë nënë për herë të parë dhe shihet shumë e përkushtuar ndaj djalit të saj Tianit, transmeton Gazeta Express.
Të qenit nënë është një gjë shumë e bukur por edhe e lodhshme si duket për këngëtaren.
Para pak minutave Tuna në Instastory ka publikuar një fotografi të Tianit ku ai shihet me shishe të Coca Cola-s në duar.
Tuna ka pyetur nëse duhet ta lejojë Tianin e vogël të pijë pije të gazuara.
Ndryshe një ditë më parë Tuna në llogarinë e saj në Instastory kishte publikuar fotografi ku shkruhej të mos bënin zhurmë se fëmija është në gjumë, kurse nëna është e lodhur dhe e rrezikshme.
Ajo bëri edhe një sondazh në këtë fotografi, duke pyetur se a ka mundësi që të eskalojë situata./Gazeta Express/