Trupat turke kanë marrë pjesë në ushtrime të përbashkëta ushtarake të planifikuara shumë kohë më parë në Katar, raporton Al Jazeera, pas mosmarrëveshjes së madhe diplomatike mes Dohas dhe vendeve fqinje arabe.
Trupat turke mbërritën në Katar dje. Ndërkohë, burime ushtarake në rajon kanë thënë për Reuters se asnjë njësi i ri ushtarak i Turqisë nuk është dërguar në Katar dhe se një njësi që tashmë ka qenë prezentë atje po merrte pjesë në ushtrime ushtarake, transmeton Express.
Më 7 qershor, Parlamenti i Turqisë e kaloi një legjislacion në procedurë të përshpejtuar për t’i lejuar trupat që të vendosen në një bazë ushtarake në Katar, ku momentalisht ndodhen 90 ushtarë turq.
Turqia e krijoi këtë bazë, e para e llojit të tillë në Lindje të Mesme, si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2014./Express/