Rajon & Botë

Trump udhëheqësi i parë që mund të njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit

Presidenti Donald Trump do ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, kanë konfirmuar zyrtarët e lartë të administratës amerikane.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të njoftojë vendimin e bujshëm në një fjalim të mërkurën. Trump pritet gjithashtu të miratojë zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, por jo për disa vjet.

Izraeli ka njoftuar se i mirëpret këto ndryshime, por udhëheqësit arabë kanë paralajmëruar kundër vendimit të presidentit amerikan.

Ndërkohë Hamasi, grupi që kontrollon Gazën, po bën thirrje për protesta.
Udhëheqësit arabë paralajmëruan kundër vendosjes së ambasadës amerikane në Izrael në Jeruzalem, duke thënë se kjo do të ishte “një provokim flagrant ndaj myslimanëve”.

Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm palestinez.
Duke e njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, SHBA-ja bëhet vendi i parë që mërr këtë vendim që nga themelimi i shtetit në vitin 1948.

the authorE B