Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nxitur një debat në gjithë vendin me komentet e bëra gjatë një interviste rreth Luftës Civile në SHBA.
Trump kishte një pyetje gjatë asaj interviste: “Pse ndodhi Lufta Civile e Amerikës? Pse nuk ka mundur të zgjidhej?” transmeton Express.
Komentet e Trump, të transmetuara dje, treguan për pasigurinë e presidentit rreth origjinës dhe nevojës së Luftës Civile, një ngjarje përcaktuese në historinë e SHBA-së me skllavërinë në themel.
Trump, po ashtu deklaroi se presidenti i shtatë amerikan, Andrew Jackson, ishte i zemëruar rreth asaj që po ndodhte në luftë, edhe pse kjo luftë kishte filluar 16 vite pas vdekjes së tij, duke shtuar se sikur ai të ishte ende president do ta parandalonte atë.
“Njerëzit nuk e kuptojnë, e dini, Luftën Civile, nëse mendoni për të, pse? Njerëzit nuk e bëjnë këtë pyetje, por pse ndodhi Lufta Civile? Pse nuk ka mundur të zgjidhej?” ka pyetur Trump.
Lufta Civile e viteve 1861-65 mes shteteve veriore dhe jugore të SHBA-së ishte shkaktuar kryesisht nga skllavëria.
E Jackson, i cili ishte president në vitet 1829-37, edhe vetë ishte pronar i skllavëve.