Rajon & Botë

Trump shkarkon drejtorin e FBI-së

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar nga detyra drejtorin e FBI-së për trajtimin e hetimit rreth e-maileve të Hillary Clinton, thotë administrata.

Shtëpia e Bardhë e tronditi Uashingtonin duke njoftuar se James Comey “është larguar nga detyra”.

Por demokratët thanë se ai ishte shkarkuar për shkak se FBI po hetonte lidhjet e dyshuara në mes fushatës së Trump dhe Rusisë.

Presidenti Trump shkroi në një letër s ishte dakord me rekomandimin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së Jeff Sessions që “ju nuk jeni në gjendje që në mënyrë efektive ta udhëhiqni Byronë”./KosovPress/

the authorE B