Presidenti amerikan, Donald Trump është shpallur “turp ndërkombëtar”, pasi që i ka dorëzuar faturën me borxhet e mbrojtjes kancelares gjermane Angela Merkel, me rastin e vizitës së saj në SHBA, shkruan gazeta britanike “Independent”.
Të gjitha vendet e NATO-s janë pajtuar se si do të shpenzohen dy përqindëshi i GDP-së së tyre në shpenzimet e mbrojtjes, por vetëm pesë vende i përmbahen kësaj, transmeton Indeks.hr duke iu referuar gazetës britanike.