Rajon & Botë

Trump përshëndet “punën fantastike” të presidentit të Egjiptit

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu sot mbështetjen e tij për homologun egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi duke theksuar se ai po bënte një punë fantastike në kushte të vështira.

“Ne jemi të hapur me presidentin Sissi. Ne jemi shumë të hapur me Egjiptin dhe popullin egjiptian”, deklaroi Trump nga zyra ovale duke pritur homologun egjiptian, i cili zhvilloi vizitën e parë në Shtëpinë e Bardhë që prej ardhjes në pushtet.

“Ju keni, me SHBA-në ashtu si dhe mua, një mik dhe aleat të madh”, shtoi ai.

“Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta”, nënvizoi Trump pa përmendur çështjen e shkeljes të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit që është diskutuar vazhdimisht nga administrata e paraardhësit demokrat, Barack Obama.

Ulur përkrah njëri tjetrit, presidenti egjiptian shprehu nga ana e tij admirimin për personalitetin e presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

the authorE B