Rajon & Botë

Trump pendohet pse e zgjodhi Sessions Prokuror të Përgjithshëm

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë mbrëmë se nuk do ta kishte emëruar Jeff Sessions Prokuror të Përgjithshëm sikur ta dinte se Sessions do ta shpëtonte veten nga hetimi rus, sipas New York Times.

“Sessions kurrë s’është dashur ta shpëtonte veten dhe nëse do ta shpëtonte veten është dashur të më tregonte para se të emërohej, në mënyrë që unë ta emëroja dike tjetër,” ka thënë Trump, sipas New York Times, transmeton Express.

Në muajin mars, Sessions e shpëtoi vetën nga hetimi ndaj dyshimeve se Rusia u përzie në zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA dhe lidhjeve të mundshme mes rusëve dhe fushatës së Trumpit. Sessions e bëri një gjë të tillë duke mos e zbuluar gjatë seancës së konfirmimit të tij se kishte pasur takime me ambasadorin rus në SHBA vitin e kaluar./Express/

the authorE B