Rajon & Botë

Trump paditet për shkak se po i bllokon njerëzit në Twitter

Hiç më pak se 4.000 padi janë ngritur kundër presidentit Donald Trump në 30 vjetet e fundit, sipas mediave amerikane.

Dhe tani, kundër tij është ngritur edhe një tjetër, pasi shtatë persona e paditen atë për shkak se i ka bllokuar në Twitter, transmeton Express.

Trump është përdoruesi i pangopur i rrjetit social Twitter, nga ku ai i lartëson aleatët dhe i sulmon kritikët.

Padia është ngritur nga Knight First Amendment Institute, një grup për liri të shprehjes në Universitetin Columbia.

Shtatë përdoruesit e Twitterit të përfshirë në padi pohojnë se llogaritë e tyre janë bllokuar nga presidenti, apo ndihmësit e tij, pasi ata kishin replikuar ndaj statuseve të tij me komente tallëse apo kritike.

Njerëzit në Twitter nuk janë në gjendje t’i shohin apo replikojnë ndaj statuseve të llogarive nga të cilat janë bllokuar.

Ankesa ligjore argumenton se duke i bllokuar këta individë, presidenti Trump ua ka ndaluar atyre pjesëmarrjen në biseda online./Express/

the authorE B