Rajon & Botë

Trump nënshkruan protokollin: Mali i Zi muajin tjetër anëtar i NATO’s

Presidenti i SHBA Donald Trump ka nënshkruar protokollin me të cilën Washingtoni mbyllë procedurat për pranimin e Malit të Zi në NATO.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka kumtuar lajmin për nënshkrimin e protokollit. Mali i Zi pritet të behet anëtar i plotë i NATO’s në fund të muajit maj në Samitin e Brukselit. Spanja dhe Holanda dy anëtare tjera të NATO’s ende nuk i kanë përmbyllur procedurat për pranimin e Malit të Zi në këtë aleancë ushtarake. /Gazeta Express

the authorE B