Rajon & Botë

Trump, May dhe Duterte kritikohen ashpër nga shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut

Zyrtari i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut e ka kritikuar kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, për deklaratat e saj në fushatën zgjedhore ku kishte thënë se ligjet mund të përmbysen nëse ato e prishin luftën kundër terrorizmit.

“Cilido qoftë qëllimi i deklaratave të saj, ato ishin tepër për të ardhur keq; një dhuratë nga një lider i madh perëndimor për çdo figurë autoritare nëpër botë, e cila paturpësisht i shkel të drejtat e njeriut nën pretekstin se po e lufton terrorizmin,” ka thënë Zeid al-Hussein, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, në një fjalim të mbajtur mbrëmë në Londër, transmeton Express.

Zeid ka thënë po ashtu se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, janë duke i thyer tabut e vjetra në përkrahjen e tyre përkatëse të torturës dhe vrasjeve jashtëgjyqësore.

“Rreziqet ndaj tërë sistemit të ligjit ndërkombëtar janë shumë reale,” ka thënë ai./Express/

the authorE B