Rajon & Botë

Trump: Kjo javë mundësia e fundit për shfuqizimin e “Obamacare”

Senatorët amerikanë do të votojnë nesër për të vendosur hapjen ose jo të debatit për miratimin e reformës së sistemit shëndetësor të Barack Obamës, premtuar prej shumë kohësh nga republikanët. Por votimi rrezikon të dështojë.

“Republikanët kanë mundësinë e fundit për të bërë atë që duhet për anulimin dhe zëvendësimin e “Obamacare”, pasi kanë kaluar vite duke bërë fushatë për këtë premtim”, theksoi sot në rrjetin social Twitter Presidenti Donald Trump, i cili e rimori këtë angazhim gjatë fushatës presidenciale.

Por aritmetika e Senatit është e dyshimtë. Nga 52 anëtarë të maxhorancës republikane, tre janë shprehur javën e kaluar se do të votojnë jo gjatë votimit të mocionit që parashikon shfuqizimin e urdhrit të ditës.

Asnjë tekst nuk mund të shqyrtohet pa një votim që autorizon hapjen e debateve.

the authorE B