Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të martën se i ka dhënë ultimatum homologut të tij kinez Xi Jinping që të zgjidhë krizën veri-koreane, ndërsa si kundërshpërblim do të ketë marrëveshje të mirë tregtare.
“I kam shpjeguar presidentit të Kinës së marrëveshja tregtare me SHBA-të do të jetë dukshëm më e mirë për ta nëse zgjidhin problemin e Koresë Veriore”, ka shkruar Trump në rrjetin shoqëror Twitter, pas takimit të javës së kaluar në Florida.
Trump ka theksuar se Koreja Veriore po kërkon probleme. “Nëse Kina vendos të ndihmojë, kjo do të ishte shkëlqyeshëm. Nëse jo, ne mund të zgjedhim problemin pa ta”, tha ai.
Presidenti amerikan shfaqi shpresën se Kina do të bëjë presion ndaj Koresë Veriore me qëllim të ndalimit të programit të saj nuklear.
Ai disa herë ka kritikuar Kinën për shkak të eksportit më të madh të mallrave në SHBA, derisa importon më pak mallra amerikane në Kinë.