Presidenti Donald Trump, zbuloi një informacion shumë të klasifikuar për të ashtuquajturin Shtet Islamik tek ministri i jashtëm rus, thanë burime për mediat amerikane.
Informacioni erdhi nga një partner i SHBA-ve i cili nuk kishte dhënë leje që një gjë e tillë të ndahej me Rusinë, thotë Washington Post.
Trump bisedoi me Sergei Lavrov në Zyrën Ovale javën e kaluar.
Zyrtarët mohuan raportin e medias por një anëtar i lartë i partisë republikane të Trump bëri thirrje për një shpjegim.
Lidhjet e dyshuara të fushatës së Trump me Moskën janë pjesë e disa hetimeve.
Por presidenti ka hedhur poshtë akuzat e tilla duke i quajtur lajme të rreme.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kritikoi në mënyrë të përsëritur kundërshtaren e tij demokrate, Hillary Clinton, për mënyrën se si ajo trajtoi materialin e ndjeshëm./KosovaPress/