Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë sekretarit të shtetit Rex Tillerson se ai është duke humbur kohën e tij duke u përpjekur për të negociuar me Korenë e Veriut mbi programin bërthamor.
‘Ruaj energjitë Rex, ne do të bëjmë atë që duhet bërë, shkruan Trump në Twitter.
Kohët e fundit situata ka qenë e tensionuar midis dy vendeve ku nuk kanë munguar replikat midis tyre.