Rajon & Botë

Trump e kritikon ashpër diktatorin Kim Jong Un pas testimit të raketës interkontinentale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, pas testimit më të fundit të një raketë balistike interkontinentale me rreze të gjata veprimi.

“A nuk ka ky njeri diçka më të mirë për të bërë në jetën e tij?” ka thënë Trump duke iu referuar Kimit, transmeton Express.

Trump shkroi në Twitter se është e vështirë të besohet se Koreja Jugore dhe Japonia do ta durojnë më gjatë sjelljen e Veriut.

Ai i ka bërë thirrje aleatit më të madh të Veriut, Kinës, që të marrë një vendim të madh ndaj Koresë Veriore dhe t’i japë fund këtë gjë të pakuptimtë një herë e përgjithmonë.

Zyrtarët e Koresë Jugore thanë sot se Veriu shkrepi një tjetër raketë balistike drejt Japonisë, e cila ishte pjesë e një vargu testimesh dhe shkrepjeve të Veriut në tentim për të ndërtuar një raketë bërthamore që është në gjendje ta godasë SHBA-në.

Kjo është hera e parë që Koreja Veriore pohon se e ka testuar me sukses një raketë balistike interkontinentale (ICBM), e cila ka mundësi ta ketë diapazonin për të arritur deri në tokën amerikane.

Sot më herët, SHBA-ja theksoi se raketa ra në Detin e Japonisë, por nuk përbëri ndonjë rrezik për Amerikën Veriore./Express/

the authorE B