Sport

“Tronditet” Lazio e Igli Tares, ylli nuk shkon në stërvitje, shkon te Milani!

Igli Tare e ka marrë sot lajmin më shqetësues të afatit kalimtar. Në stërvitjen e skuadrës romake nuk është lajmëruar fare ylli i skuadrës, Lucas Biglia.

Mesfushori argjentinas raportohet të jetë në bisedime me Milanin dhe këtë vikend pritet edhe zyrtarizimi i tij te gjiganti italian.

Çmimi i shitjes pritet të jetë problemi i vetëm pasi që Lazio kërkon së paku 20 milionë euro, shumë të cilën deri tani Milani nuk ka pranuar ta jap.

Megjithatë Biglia është i vendosur që të bashkohet me Milanin./Indeksonline/

the authorE B