Rajon & Botë

Trondit mjeku sirian: Pacientet nuk vdiqën nga sulmi kimik por nga diçka më e rrezikshme

Një mjek sirian i njohur si Sadzul Islami, i cili ka regjistruar momentin e arritjes se disa personave që kishin marrë plagë në sulmin me armë kimike që ndodhi javën e kaluar në Idlib, ka thënë se pacientët nuk ndërruan jetë nga sulmi kimik.

I kualifikuar si mjekë i përgjithshëm në Britani, por që në mënyrë vullnetare ka shkuar në siri për të ndihmuar në spitale, ai ka thënë se plagët e pacientëve tregojnë se gazi i përdorur në sulm është i pa njohur dhe se nuk e ka hasur asnjëherë deri më tani tek të plagosurit që ka kuruar.

Sipas tij gazi i përdorur në sulmin ku vdiqën 80 civil në mensin e tyre edhe 20 fëmijë, është një lloj arme e re për të cilën askush nuk e di.

“Sulmi kimik që ndodhi në Idlib nuk është siç raportohet. Ne kemi pothuajse çdo ditë sulme të tilla por vetëm me gaz në masë më të vogël. Ju lutëm ju bëjë thirrje të gjithëve të bëni diçka të ndalni këtë luftë sepse janë dukë pësuar civilët e pa fajshëm”, ka thënë mjeku sirian

the authorE B