Numri i skuadrave angleze të interesuara për Ivan Perisic vazhdon të rritet.
Pas Arsenalit dhe Tottenhamit, është tani skuadra e West Ham United që po kërkon shërbimet e yllit kroat.
Perisic është pjesë e Interit që nga viti 2016, kur ishte transferuar nga Wolfsburg.
Gazzeta dello Sport shkruan se Inter mund të heqin dorë nga Perisic, nëse edhe dëshira e lojtarit është për t’u larguar, përcjell ‘lajmi.net’.
Por, sipas gazetës, Inter po kërkon të paktën 35-40 milionë euro për Perisic./Lajmi.net/