Sport

Tri klube angleze pas Mullerit

Thomas Muller ka përfunduar në radarët e klubeve të Premier Ligës.

Gjigantët anglezë kanë nisur sulmin për transferimin e Thomas Muller në ishull.

Arsenal, Chelsea dhe Liverpool kanë shfaqur interes për të nënshkruar me sulmuesin e Bayern Munich, që ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, transmeton KosovaPress.

Duke parë minutat e pakta që ka pasur në dispozicion me Carlo Ancelottin, e ardhmja e Muller mund të jetë larg Allianz Arenas, për t’i shtuar këtu edhe dëshirën që më herët ka shfaqur lojtari që do t’i pëlqente të luante në Premier Ligë.