Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në disa sulme vetëvrasëse me bomba në dy kampe të personave të zhvendosur në verilindje të qytetit kryesor të Nigerisë, njofton një grupi për vetëmbrojtje civile.
Zëdhënësi i këtij grupi, Bello Danbatta, ka thënë për The Associated Press se sulmi nisi të dielën në mbrëmje në Maiduguri, transmeton Express.
Grupi ekstremist me bazë në Nigeri, Boko Haram, shpesh kryen sulme në këtë qytet përmes kamikazëve, ndërsa kohëve të fundit i ka përdorur kryesisht femrat për të kryer sulme vetëvrasëse.
Danbatta ka thënë se njëra prej kamikazeve u fut vjedhurazi në kampin Dalori dhe e detonoi eksplozivin, ndërsa dy kamikazet tjera i detonuan eksplozivet në apo pranë rrethojave të kampit./Express/