Në vend që të mbështeten në kozmetikën e shtrenjtë dhe ndriçimin e mirë, yjet e famshëm përdorin tretmanë ekstrem për të ngadalësuar plakjen.
Këto përfshijnë tretmanë që i ngjanë edhe filmave horror. Këngëtari i ri 21-vjeç Harry Styles, për ta pasur fytyrën edhe më të bukur, ai i është nënshtruar një tretmani në kuadër të të cilit në lëkurë vendoset placenta e deleve, që kushton 450 dollarë.
Dermatologia e Hollivudit Loise Dechamp, ka zbuluar se Harry çdo gjashtë javë bën këtë tretman për 90 minuta.
“Ai është i mbushur me grim dhe udhëton vazhdimisht, prandaj ka shumë probleme me lëkurën. Ai bën kujdes për veten dhe adhuron tretmanët, sepse dëshiron të duket bukur”, ka thënë Loise, transmeton “Zeri.info”.
Por ky tretman nuk është asgjë në krahasim me atë që përdor aktori Tom Cruise.
Në të vërtetë, me qëllim që të fsheh moshën e tij, sidomos rrudhat, aktori i famshëm në fytyrën e tij vendos një maskë e cila përbëhet nga jashtëqitjet e zogjve.
Ky tretman aspak i këndshëm, ka arritur që atij t’ia mbaj fytyrën shumë të freskët dhe të re, çka në shikim nuk tregon se tashmë ka kaluar dekadën e pestë të jetës.
Por ai nuk është i vetëm në këtë, pasi metodën e njëjtë e përdorin edhe çifti David dhe Victoria Beckham.
Një tretman paksa më tërheqës, por prapë të pazakontë, e përdor edhe supermodelja e famshme izraelite Bar Refaeli. Biondina atraktive, në fytyrën e saj vazhdimisht përdor një piling nga ari i lëngshëm, i cili bën që lëkura e saj të jetë e butë dhe e ndritshme.
Një tretman tejet të shtrenjtë dhe interesant, e ka bërë edhe aktorja tjetër e Hollivudit, Mila Kunis.
Zeshkania e bukur për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Globi i Artë 2014”, kishte bërë një piling të fytyrës i cili përbëhej nga diamantet dhe rubinët dhe i cili asaj i ka kushtuar hiç më pak se 7000 dollarë.
Por kjo ia ka vlejtur, pasi ajo dukej mrekullueshëm. /ZËRI/