Klubi i basketbollit Trepça, ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj rivalit Ballkanik, Karposh. Minatorët arritën që në minutat e fundit të përmbysin rezultatin e mysafirëve me rezultat 82:80.
Takimi u zhvillua në sallën “Minatori”, dhe është fitorja e parë e mitrovicasëve e zhvilluar në Ligën Ballkanike.
Trajneri i Trepçës, Neven Plantak pas takimit ka falënderuar tifozët që ishin të jashtëzakonshëm.
“E fituam këtë ndeshje me zemër. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por humbëm raste të pastra. Jam shumë i lumtur për fitoren sepse ishte ndeshje historike për klubin dhe për qytetin e Mitrovicës”, tha ai.
Klubi i basketbollit Trepça është në Grupin B dhe pas dy takimeve ka arritur të grumbullojë tri pikë.