Trepça ’89 dhe trajnerin Zekirija Ramadani kanë shkëputur kontratë, pas humbjes 1:0 nga Vllaznia e Pozharanit
Kampionët e Kosovës në futboll, Trepça ’89 ka shkëputur kontratën me trajnerin Zekirja Ramadani, pa rezultateve jo të mira në fillim të këtij sezoni.
Ishte raportuar se Trepça po kërkon trajner të ri, por kjo është moshuar nga kryetari i skuadrës mitrovicase, Abedin Zeka me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit.
Ai thotë se skuadra e tij nuk është në bisedime me asnjë trajner.
Besohet se Trepçën ’89 do ta drejtojnë trajnerët e shkollës së futbollit, Sabit Osmani dhe Veton Çitaku. /Express/





















