Sport

Trepça ‘89 kampion i Kosovës

Trepça ‘89 edhe matematikisht është kampion, pasi që sot mundi Besën e Pejës si mysafir me rezultat 2:0, në javën e 30 të Superligës së Kosovës në futboll.

Golat për mitrovicasit i shënuan Oto John në finish të pjesës së parë dhe Muharrem Jashari në fund të ndeshjes.

Trepça’89 ka 13 pikë më shumë se sa Feronikeli dhe tashmë për herë të parë në historinë e këtij klubi arrin titullin e kampionit.

Mitrovicasit kanë siguruar dalje në Evropë. /KosovaPress/