Japonia prezanton trenin e ri, që arrin shpejtësinë maksimale mbi 600 kilometra në orë, që e bën trenin më të shpejtë në botë
Kur hekurudhat e shpejta Shinkansen që thyen rekorde botërore u hapën në vitin 1964, ishte në kohë përfekte. Ishte viti kur Tokio ishte mikpritëse e lojërave olimpike verore, dhe Japonia shfrytëzoi rastin që të prezantonte trenin e parë “plumb”.
Në vitin 2020, kryeqyteti japonez do mirëpresë edhe një herë lojërat olimpike verore, dhe kjo ndoshta është edhe një arsye më tepër që shteti Aziatik dëshiron që t’i thyej të gjitha rekordet, shkruan rtv21.tv.
Treni i ri japonez “maglev” u bë treni më i shpejtë në botë pasi arriti shpejtësinë 603 kilometra në orë, në një vozitje testuese afër malit Fuji vitin e kaluar. Trenat maglev me një shpejtësi më të ulet operojnë në Shangai, Kinë dhe Kore të Jugut.
Sipas matjeve, lidhja hekurudhore mes Tokios dhe qytetit më jugor Nagoja që përmban 256 kilometra, do të shkurtojë kohën e mbërritjes në 40 minuta, duke e bërë trenin maglev më të shpejtë se aeroplanin, nëse marrim parasysh se sa kohë do të merrte derisa të kalonim nëpër aeroport deri tek aeroplani.
Treni me 16 kabina do të akomodojë 1.000 pasagjerë./21Media