FIFA sonte organizon ceremoninë kryesore, ku do të shpallen më të mirët e vitit
Një nga kategoritë e kësaj mbrëmje do të jetë edhe çmimi “Puskas:, i cili i jepet lojtarit ose lojtares që ka shënuar golin më të mirë të vitit.
Në garë për këtë çmim janë tre futbollistë Deyna Castellanos, Olivier Giroud dhe Oscarine Masuluke.
Ceremonia e FIFA-s do të mbahet në Londër dhe do të fillojë nga ora 20:30. /Express/