Bidi Bidi Bom Bom! Të pasmet në pah por tërësisht e transformuar në një dukje alla Selena Quintanilla! Tërë kjo për “partyin” e John Legend dhe Chrissy Teigen për Halloween.
Ajo asnjëherë nuk mbetet pa rënë në sy për shkak të zgjedhjeve të saj që bën. Kësaj radhe bëri një saterike.
E këtë e tregojë për festën e Halloween këtë vit, ku Kim Kardashian u transformua ashtu si këngëtarja e ndjerë Selena Quintanilla për të përcjell ahengun e shokëve të saj të ngushtë John Legend dhe Chrissy Teigen.
Pasanikja kishte veshur një kostum ikonik ngjyrë rozë të dhezur, e ku menjëherë ka vluar rrjeti prej fotove të saj. /GazetaExpress/