Sport

“Transferimi i Messit është i komplikuar”

Leo Messi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka nënshkruar një të re

Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij, një ndër to edhe skuadra angleze, Manchester City.

Por, sulmuesi Sergio Aguero edhe pse e pranon se do të ishte shumë i lumtur nëse do të luante me Messin në një skuadër, thotë se transferimi i tij është shumë i vështirë.

“Paratë nuk janë problem në City. Por, mendoj se Messi, ashtu sikurse edhe Ronaldo janë simbole në skuadrat e tyre dhe është e vështirë që ata të largohen”, tha Aguero për TyC Sport.

“Do të doja shumë që Leo të ishte në skuadrën time, por kjo duket shumë e komplikuar”. /Express/