Sport

Trajneri i Stoke City lavdëron Xherdan Shaqirin (Video)

Mark Hughes ka lavdëruar Xherdan Shaqirin për dy golat që shënoi në fitoren 2:0 ndaj Hull Cityt.

Anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka shkëlqyer në xhiron e nëntë në Premierligë, i cili shënoi dy supergola në fitoren prej 2:0 ndaj Hull Cityt.

Paraqitja e mirë e tij në këtë vikend, është lavdëruar edhe nga trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, përcjell Gazeta Express.

“Dy gola fantastik nga Shaqiri dhe ai e fitoi ndeshje për ne, por në përgjithësi mendoj se i gjithë ekipi bëri atë që ishte kërkuar”, tha fillimisht Hughes.

“Goli i parë ishte absolutisht fantastik, kurse tek i dyti isha më pak i befasuar, pasi të jem i sinqertë kam parë gola të tillë nga ai çdo ditë në stërvitje”, ka shtuar Huhges. /Express/