Sport

Trajneri i Skënderbeut: Mund të kishim fituar kundër Yong Boys

Daja thotë se me pak kujdes Skënderbeu ka pasur gjasa të marrë më shumë se një pikë kundër Yong Boys.

Skënderbeu ka barazuar 1:1 me Yong Boys në “Elbasan Arena”, duke marr pikën e parë këtë edicion në Europa League.

Trajneri i skuadrws shqiptare, Ilir Daja, deklaroi se është i kënaqur me lojën, por me pak kujdes mund të kishin fituar.

“Jam i kënaqur nga ekipi duke parë dhe zhvillim dinamik të situatës. Kemi qenë superiorë në disa raste, ka pasur një rast të dyshimtë për penallti”, u përgjigj ai.

“Duhet ta kishim administruar më mirë topin në 20 minutat e fundit, por duke parë kundërshtarin jam i kënaqur edhe me barazimin”.

“Gavazj është bërë pjesë e formacionit bazë, shpresoj mos të ketë ndonjë dëmtim të rëndë edhe pse me aq sa pashë do të mungojë pak gjatë”.

“Saiti gjithashtu më pëlqeu. Duhet të jemi pak më pragmatist në të tilla situata. Ekipi po e ndjente lodhjen, mendoj se po të rrinim pak më mbrapa mund të arrinim diçka më shumë”.

“Me kalimin e ndeshjeve ekipi do të fitojë eksperiencë, shpresoj që situata si goli i barazimit të na ndihmojë të përmirësohemi”, ka shtuar për tej për Super Sport Daja, transmeton Gazeta Express.