Sport

Trajneri i Sevillas iu tregoi lojtarëve se ka kancer në pjesën e parë ndaj Liverpoolit

Rikthimi sensacional i Sevillas nga disavantazhi prej tri golave kundër Liverpoolit mbrëmjen e së martës ka marrë një kuptim tjetër pasi raportohet që trajneri Eduardo Berizzo ka zbuluar tek të gjithë lojtarët në pjesën e parë se është diagnostikuar me kancer.

Spanjollët ishin duke humbur 3 me 0 para pushimit në ndeshjen që ishte shumë e rëndësishme në grupin e UEFA Ligës së Kampionëve dhe gazeta lokale ‘Sevillainfo’ raportoi që kanceri në prostatë i Berizzos nxiti futbollistët që të barazojnë rezultatin në 3 me 3, transmeton portali arbresh.info.
Gazetari spanjoll Guillem Balague më pas konfirmoi këto raporte: