Sport

Trajneri i parë i CR7 zbulon disa gjëra interesante rreth portugezit

Duke kujtuar rolin e tij në hapat e parë të Cristiano Ronaldos në futboll, trajneri i sulmuesit portugez te Sporting Lisbona është shumë i lumtur që e sheh tani atë në këtë nivel të Kampionatit Evropian.

Shpërngulja nga Madeira në moshën 12 vjeçare ishte një periudhë shumë e vështirë për të që të adaptohet me ambientin e ri, por Ronaldo mund të llogariste në mbështetjen e dy burrave në akademinë e Sportingut, profesor Aurelio Pereira që e dërgoi atë në kryeqytet, dhe trajnerit të tij, Leonel Pontes.

Të dy tani e shikojnë atë duke e udhëhequr vendin e tij në finalen e Kampionatit Evropian, dhe të dy ishin aty prezent kur Ronaldo ishte një nga talentët e rinj që e shikuan Portugalinë të humbë finalen kundër Greqisë më 2004.