Ante Çaçiq kërkon vetëm fitore ndaj Kosovës.
Trajneri i Kroacisë, Ante Çaçiq, ka lavdëruar ekipin e Albert Bunjakit, duke thënë se ata merituan më shumë se një pikë ndaj Finlandës. Por, ai ka paralajmëruar djelmoshat e Kosovës se ekipi i tij do të nxjerrë rezultat pozitiv nga ndeshja e gjashtë tetorit, përcjell Gazeta Express.
“Kosova luajti një ndeshje të mirë në Finlandë, mundën edhe të fitojnë, por Kroacia në këtë moment është përpara kundërshtarëve të vet. Po qemë seriozë dhe të përqendruar, nuk dyshoj për lojë të mirë dhe rezultat të mirë. Jam i sigurt se tifozët e Kosovës do të jenë lojtari i 12’të i reprezentacionit të tyre, por edhe për lojtarët tanë kjo është një atmosferë motivuese”, përfundoi Ante Çaçiq. /Express/