Sport

Trajneri i Kolumbisë godet Zidanin për Jamesin

Trajneri i Kolumbisë ka mbetur i habitur me minutazhin e vogël të James në “Santiago Bernabeu”.
Trajneri i Kolumbisë, Jose Pekerman, nuk po mundet ta besojë që James Rodriguez nuk po ka shumë minuta te kampionët e Evropës, Real Madridi.

Ky është një sezon ia paharruar për Realin, që fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për James Rodriguezin.

James ka qenë titullarë vetëm në 20 ndeshje në gjitha garat gjatë edicionit 2016/17, derisa Zinedine Zidane e largoi krejtësisht nga skuadra për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

Raportohet se disa klube kërkojnë shërbimet e kolumbianit, si Manchester United, Chelsea, Arsenal dhe Inter, dhe Pekerman thotë se situata duhet të zgjidhet sa më parë.

“Është e pabesueshme që një lojtar i klasit të James nuk luan më shumë”, tha Pekerman, para ndeshjes miqësore me Kamerunin në Madrid.

“Paraqitjet e tij dhe mënyra se si luan, është e rëndësishme për ne”, shtoi ai. “Nuk dyshoj se kjo situatë do të zgjidhet në një mënyrë apo tjetër”.

“Për të mirën e Kombëtares së Kolumbisë është gjithmonë mirë që James të ketë vazhdueshmëri, të luajë më shumë”, përfundoi trajneri i Kolumbisë. /Express/