Trajneri i Kolnit, Peter Stoger ka refuzuar të flas për sjelljen e tifozëve të skuadrës së tij, të cilët shkaktuan dhunë dhe u përleshen me policinë dhe tifozët vendës
Mbi 20.000 tifozë të Kolnit dje kishin udhëtuar në Londër, për të përcjellë ndeshjen ndaj Arsenalit në kuadër të Europa League.
Për shkak të probleme dhe sigurisë së tifozëve, ndeshja u shty për 60 minuta, kohë kjo që irritoi gjermanët, të cilët u përleshën me policën dhe tifozët kundërshtarë.
Pas ndeshjes trajneri i Kolnit, Peter Stoger refuzoi kategorikisht të fliste për tifozët e skuadrës së tij.
“Tifozët e dhunshëm të Kolnit? Nuk kam koment. Puna ime është futboll, jo tifozët”, ka thënë shkurt Stoger pas ndeshjes.
Arsenal këtë takim kundër Kolnit e fitoi me rezultat 3:1. /Express/