Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka thënë se është lutur që Juventusi të jetë pa Cristiano Ronaldon në ndeshjen e sotme mes Romës e Juves në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.
Ronaldo do të pushojë para përfundimit të këtij viti, mirëpo sonte pritet të jetë nga fillimi i ndeshjes në ora 20:30.
“Ronaldo është rreziku numër një. Ai ka aftësitë e një lojtari mbi të tjerët në Serie A”, ka thënë Di Francesco.
“Ndoshta nuk ndihet për 35 minuta, por pastaj bën një veprim fenomenal dhe shënon. Ai mund ta vendosë lojën sa herë që dëshiron. Për këtë arsye, unë do të dëshiroja që të mos luante ndaj nesh, natyrshëm”.
Roma aktualisht pozicionohet në vendin e shtatë dhe është 22 pikë pas Juventusit që është në krye të tabelës, të cilët kanë fituar 15 nga 16 ndeshjet e këtij kampionati. /Gazeta Express/