Claudio Ranieri ka mbërritur në Romë, para se të marrë drejtimin e ‘Giallorosëve’ deri në fund të sezonit.
Roma të enjten në mbrëmje ka ndarë rrugët me trajnerin Eusebio di Francesco, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga skuadra e Portos.
Mediet në Itali raportojnë se trajneri i njohur, Claudio Ranieri, do të merr besimin e Romës, përcjell ‘lajmi.net’.
67 vjeçari të premten në mëngjes ka mbërritur në Romë, dhe gjatë ditës do të shkojë në zyrat e skuadrës nga kryeqyteti italian, për bisedime.
Ranieri deri vonë ka qenë trajner i Fulhamit në Premierligë./Lajmi.net/