Skuadra e Real Madridit është gati për derbin e fundjavës kundër Atletico Madridit.
‘Los Blancos’ kanë lënë pas humbjen 3:0 në mesjavë nga Sevilla, për të gjetur motivimin dhe ritmin për derbin e qytetit.
Trajneri Julen Lopetegui është paraqitur në konferencë për shtyp, duke u deklaruar i lumtur me skuadrën e tij, teksa ka shtuar se lojtarët janë të motivuar nga kundërshtari që kanë përballë.
“Jam i lumtur me ekipin, përtej faktit se ka momente të mira dhe më pak të mira në ligë”, ka deklaruar Lopetegui.
Ai tutje ka thënë se skuadra e tij është e motivuar për ndeshjen, kur dihet se për kundërshtar kanë Atletico Madridin.
“Kjo ndeshje të jep motivim të madh, pavarësisht asaj që ndodhi në Superkupën e Evropës. Po bëjmë mirë, pjesa e dytë ndaj Sevillas e dëshmon këtë”./Lajmi.net/