Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka thënë se Cristiano Ronaldo është shumë mirë dhe se dëshpërimisht kërkon të rikthehet në fushë, pasi u infektua me koronavirus të martën para ndeshjes së Portugalisë kundër Suedisë.
Ronaldo do të jetë mungesë e madhe për Portugalisë kundër Suedisë në takimin e Ligës së Kombeve të mërkurën mbrëma.
Sulmuesi i Juventusit doli pozitiv në testin për Covid-19 të martën mbrëma dhe do të mungojë dy javë si pasojë.
35-vjeçari nuk ka simptoma të virusit dhe po e ndjek protokollin, që nënkupton se ai është vetizoluar dhe nuk mund të luajë, por trajneri i tij Santos tha se Ronaldo mezi pret të kthehet në fushë.
“Secili lojtar që mungon shkaku i Covid-19 është mungesë e madhe dhe mungesa e Ronaldos është edhe më e madhe. Por unë kam besim shumë të madh në lojtarët që do të luajnë”, shtoi ai. /Gazeta Express/