Skuadra e Werder Bremenit është zyrtarisht në krizë.Werder Bremeni është në krizë të thellë pasi momentalisht pas 16 xhirove në Bundesligë ndodhet në pozitën e 15-të në tabelë, vetëm dy pikë larg vendit që çon në rënie nga liga.
Skuadra e Milot Rashicës, mbrëmë pësoi “debakël” në shtëpi, 0:5 nga skuadra e Mainz, raporton Insporti. Sidoqoftë, përkundër këtij rezultati, trajneri Florian Kohfeldt do të vazhdojë të jetë në drejtim të ekipit.
Këtë ai e bëri të ditur pas ndeshjes ku hodhi poshtë mundësitë e dorëheqjes.“Nuk do të largohem nga këtu, definitivisht jo”, tha Kohfeldt menjëherë pas humbjes shokuese.
“Sot nuk pati asgjë”, tha ai duke folur për paraqitjen zhgënjyese të lojtarëve, duke mos i mbrojtur ata.
Drejtori sportiv i klubit, Frank Baumann ka shprehur besim në Kohfeldtin përkundër humbjes.
“Po”, u përgjigj shkrut Baumann kur u pyet nëse Kohfeldt do të vazhdonte të isht në krye të ekipit.Kjo ishte humbja e pestë e Werderit në gjashtë ndeshjet e fundit.