Niko Kovac thotë se i ka kërkuar falje menaxherit të Manchester Cityt Pep Guardiola pasi publikisht deklaroi se ishte i bindur që Bayern Munich do ta blinte Leroy Sanen.
Kampionët e Bundesligës nuk e kanë mbajtë të fshehtë dëshirën e tyre për të sjellë 23-vjeçarin në Allianz Arena pasi ai u duk se kaloi një edicion personal zhgënjyes me ‘Qytetarët’.
Megjithëse lajmet e fundit treguan se City kërkoi 100 mln euro, thuhet se fillimisht kjo është refuzuar nga Bayerni, ndërsa Kovac kohët e fundit sugjeroi që një marrëveshje së shpejti mund të arrihet, duke thënë: “Unë jam shumë i sigurt. Unë supozoj se mund ta bëjmë atë”, përcjell lajmi.net.
Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge më pas zbuloi frustrimin e tij me fjalët e trajnerit Kovac, me këtë të fundit që kërkoi pas fitores 6-1 ndaj Fenerbahces në Audi Cup.
“Ne [Bayern dhe ai] folëm për të. Ndoshta unë isha shumë ofendues në atë intervistë. Unë bisedova me Pep dhe kërkova falje për shkak të asaj”.
“Do të dëshiroja të kërkoja falje edhe nga klubi. Do të frenoj veten në raste të tilla në të ardhmen”, tha Kovac për ZDF. /Lajmi.net/