Sport

Trajneri i Hoffenheim e godet aksidentalisht me shishe tifozin, kërkon falje

Julian Nagelsmann i ka kërkuar falje tifozit që e goditi me shishe gjatë ndeshjes Hoffenheim Moenchengladbach.

Hoffenheimi ka humbur 1:3 në shtëpi kundër Borussia Moenchengladbach dhe kjo e ka shqetësuar tej mase trajnerin, Julian Nagelsmann, i cili aksidentalisht nga nervozizmi e ka goditur një tifoz me shishe uji.

Trajneri i Hoffenheim ka kërkuar publikisht falje, teksa pas ndeshjes është ngjitur në tribuna dhe ka përqafuar tifozin.

“Me të vërtetë doja ta hedhë atë prapa stolit të trajnerëve për muri, por aksidentalisht shkoi te tifozi që fatmirësisht nuk e goditi direkt atë. Më vjen keq, nuk ishte synimi im ta gjuaj në tribuna”, tha Nagelsmann. /Gazeta Express/